Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitorv sot ka takuar ambasadoren e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kejt Mari Bërns.
Dimitrov dhe Bërns gjatë takimit kanë diskutuar për shumë tema por theks të veçantë u kanë kushtuar aktiviteteve kryesore në periudhën që vijon në kontekst të konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.
Dimitor tha se SHBA-ja mbetet mbështetja thelbësore në procesin e reformave jetike.
“Si mik i ynë tradicional dhe partner kryesor në realizimin e qëllimit tonë euroatlantik, SHBA mbetet mbështetje thelbësore edhe në procesin e reformave jetike për realizim edhe të agjendës sonë evropiane, duke i investuar kapacitetet e veta politike dhe ekonomike”, tha Dimitrovi.
Ndërsa Ambasadorja Bërns ka theksuar se Maqedonia e Veriut me përmbushjen e detyrimeve të cilat dalin nga NATO dhe me përpjekjet për zbatimin e parimeve dhe vlerave demokratike vazhdon ta përforcojë pozicionin e saj në partner kredibil.
