Ambasadorja Bërns komentoi procesin zgjedhor

TË FUNDIT

Procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut e ka komentuar edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ambasadorja Kejt Meri Bërns ka shkruar në rrjetin social “Tuiter” se ekipi i Ambasadës së SHBA-së iu është bashkëngjitur OSBE-së për të mbikëqyrur zgjedhjet.

“Jam e lumtur që qytetarët e këtij vendi po marrin pjesë në një proces zgjedhor. Ekipi i Ambasadës së ShBA-së iu është bashkëngjitur OSBE-së, sektorit civil dhe vëzhguesve ndërkombëtar për të vëzhguar zgjedhjet dhe unë jam këtu përkrah tyre”, tha Bërns.

Përndryshe, kutitë e votimit janë hapur që nga ora 7 e mëngjesit dhe duhet të mbyllen në ora 21:00. Këtë herë votimi do të zgjasë për dy orë më shumë se sa zgjedhjet paraprake, për shkak të kushteve të reja me Kovid-19.