Ambasadori i BE-së Zhbogar paralajmëron vaksinë kundër Kovid-19 që do të jetë e aksesueshme për të gjithë!

TË FUNDIT

Me një minutë heshtje për njerëzit e vdekur nga koronavirusi, filloi ngjarja e sotme për të shënuar Ditën e Evropës.

Flamuri i vendit dhe i BE-së u lëshuan në gjysmë shtizë e më pas u intonuan edhe himnet.Në njërën anë ishin politikanët, ndërsa në anën tjetër personat që çdo ditë luftojnë në linjën e parë me pacientët e sëmurë nga Korona virusi.

Ambasadori i BE, Samuel Zhbogar, iu falënderua personave që janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër pandemisë dhe tha se Ditën e Evropës ua ka kushtuar atyre. Ai paralajmëroi se BE po akumulon mjete për zhvillimin e vaksinës për Kovid-19, e cila do të jetë e qasshme për çdokënd në botë me çmim të volitshëm.

“Ata janë heronj të vërtetë të kohës, ata na kanë mësuar leksione të solidaritetit, njerëzimit, sakrificës. Ata rrezikuan shëndetin e tyre për të shpëtuar shëndetin tonë dhe të shoqërinë. Unë dua t’ju falënderoj dhe t’jua përkushtoj Ditën e Evropës”, deklaroi Samuel Zhbogar  – ambasador i BE-së.

Kryeministri Oliver Spasovski tha se në tre vitet e fundit vendi ka dalë nga kriza e thellë politike dhe i ka thyer institucionet demokratike dhe sundimin e të drejtës. Ai paralajmëroi se së shpejti do të caktohet konferenca e parë ndër-qeveritare e cila do të shënojë pjesën praktike të procesit negociues në përputhje me metodologjinë e re.