Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shijuar bukuritë e natyrës së Kosovës. Ai bashkë me një grup njerëzisht është ngjitur në majën e Gjeravicës.
Në “X” ka publikuar një video ku shihet duke bërë fli.
“Kalova një kohë të mrekullueshme duke ecur në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravicë! Nga mbledhja e boronicave të freskëta deri te zhytja freskuese në një liqen malor dhe madje edhe bërja e flisë tradicionale, ishte një aventurë e mrekullueshme me shoqëri të madhe. Shikoni videon përmbledhëse dhe bashkohuni me mua herën tjetër”, ka shkruar Rohde./21Media
