Ambasada gjermane në Tiranë e ka mbyllur zyrën për viza dhe pasaporta

TË FUNDIT

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Shqipëri, Ambasada gjermane në Tiranë, sot e mbylli zyrën për viza dhe pasaporta.

“Nga sot, 18 nëntor 2020, për shkak të situatës aktuale me Kovid-19, zyra për viza dhe pasaporta e Ambasadës gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin një datë/orë të re aplikimi sa më shpejt të jetë e mundur”, qëndron në kumtesën e ambasadës.

Duke kërkuar mirëkuptim, ambasada shtoi se do të informohen përmes ueb faqes së ambasadës ose përmes Fejsbukut sapo zyra t’i rifillojë aktivitetet e saj.

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, Komiteti Shqiptar i Ekspertëve për Ballafaqimin me Pandeminë, dje miratoi masa kufizuese shtesë.

“Ndalohet mbledhja e më shumë se 10 personave në hapësirë ​​të hapur dhe të mbyllur, ndalesë e mbledhjeve dhe tubimeve të partive, konferenca, ceremoni me rastin e festave, si dhe festimet në shtëpi dhe ceremonitë e varrimit që mund të mbahen vetëm me rrethin familjar. Kjo do të jetë e vlefshme deri në vendimin tjetër”, qëndron në kumtesën e Komitetit.

Me vendim të Komitetit nga 15 tetori, është e detyrueshme mbajta e maskës mbrojtëse edhe në ambient të hapur, ndërsa nga 11 i këtij muaji është vendosur orë policore nga ora 22:00 deri në orën 06:00.

Për mosrespektimin e orës policore do të vijojë gjobe me para prej 80 euro, ndërsa për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse 25 euro dhe nëse përsëritet shkelja 40 euro.