Ambasada e SHBA-së për aksionin anti-drogë: Si në rastin e pasaportave, punuam bashkë me MPB-në

TË FUNDIT

Ambasada e Amerikës në Shkup ka konfirmuar, se ka punuar bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme në aksionin anti-drogë për të cilin njoftoi dje ministri Oliver Spasovski.

Nga Ambasada njoftojnë, se ndihma ka qenë teknike.

“Në këtë rast, si në rastin e pasaportave, punuam bashkë me MPB-në dhe dhamë ndihmë teknike”, thanë nga Ambasada për SDK.

Në aksion u konfiskua drogë në vlerë mbi 800 mijë euro, dhe mes të arrestuarve është edhe komandanti i Stacionit Policor në Prilep.

TË NGJAJSHME