Alternativa: Të shpërndahen kuponë për qytetarët me të ardhura të ulëta! Pensioni minimal, jo më pak se 300 euro

TË FUNDIT


Nga Alternativa thonë se masat kundër krizës, të paralajmëruara nga qeveria janë vonuara dhe nuk e japin e efekti e duhur, përcjell TV21. Nga kjo parti kërkojnë që të shpërndahen kuponë për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, ndërsa vlerësojnë se pensioni minimal duhet të jetë jo më pak se 300 euro.

“Propozimi i Alternativës është se në këto kushte zgjidhje është ndihma
financiare në shpërndarjen e kuponëve për grupet me rrezik social
kategoritë me të ardhura më të ulëta dhe për pensionistët. Kur jemi
këtu, ne konsiderojmë se pensionet dhe ndihmat sociale duhet të rriten.
Për informacion të opinionit, 29% e pensionistëve në vend marrin pension
minimal prej 13.000 den., gjë është e pamjaftueshme për mbijetesë në
këto kushte. Vlerësimi ynë është se pensioni minimal nuk duhet të jetë
më pak se 18.000 den. (300 euro), që është 80% e rrogës minimale në vend
dhe kjo rritje duhet të jetë lineare edhe te pensioni mesatar invalidor
dhe te pensionet më të larta”, thuhet mes tjerash në reagimin e Alternativës.