Alternativa në Qeveri? Osmani: Jemi të gatshëm nëse e pranon programin

TË FUNDIT

Paralajmërimet e liderit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami se po negociohet me dy deputetë të opozitës për të rritur shumicën parlamentare dhe zërat se janë nga partia AlternAtivA i ka komentuar edhe partneri qeverisës, BDI.

Zëdhënësi i kësaj të fundit, Bujar Osmani në ClickPlus ka shprehur gatishmëri për bashkëqeverisje, por nëse Alternativa e pranon programin qeverisës.

“Në rast se një parti në opozitë ndan vlerat e përbashkëta me ne dhe pranojnë programin qeveritar, ne jemi të gatshëm të bisedojmë”, tha Osmani duke aluduar në Alternativën.

Ndërkaq për ASH-në ka deklaruar se është mirë të qëndrojë në opozitë.

TË NGJAJSHME