Ndaj huamarrjes së re të shtetit në vlerë prej 700 milionë eurosh, ka reaguar partia opozitare Alternativa. Thonë se me këtë, shteti do të rrisë faturën e qytetarëve dhe hedhin dyshime, se këto para do të përdoren për të paguar borxhin e komunave.
“Ne gjykojmë se, ashtu siç e ka zakon kjo shumicë qeveritare kur gjendet para zgjedhjeve, një pjesë të mjeteve të huazuara do t’i shfrytëzojë për larjen e borxheve të komunave, të cilat menaxhohen nga kjo përbërje. Në anën tjetër, fatkeqësisht, të gjithë jemi dëshmitarë të keqmenaxhimit të skajshëm të parave publike nga krerët e komunave. Kjo i bie se ata vazhdojnë të abuzojnë me financat publike, ndërsa faturën e tyre e paguajnë qytetarët”, thuhet mes të tjerash në reagimin e Alternativës.
Ndërkaq propozojnë që këto mjete të shfrytëzohen për sigurimin e vaksinës Covid-19 dhe t’u jepet mbështetje ekonomike shtesë qytetarëve./TV21
