AlternAtivA: Edhe sa nipa i ka “pa rehatu” Ali Ahmeti

TË FUNDIT

Ndaj rastit të marrjes së 39% të aksioneve të qendrës tregtare “Soravia” nga Drin Ahmeti, nipit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar partia opozitare Alternativa – AAA, përcjell TV21.

Reagimi i AAA-së në formë të integruar:

“Vetëm pak ditë pasi që një nip 24-vjeçar i Ali Ahmetit e bleu qendrën
tregtare “Soravia”, një nip tjetër i Ali Ahmeti është emëruar Sekretar i
Parë i Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Bruksel. Pas Drin Ahmetit,
që doli se kishte “shkathtësi të veçantë afariste”, nipi tjetër, Besian
Ahmeti, doli se paska “shkathtësi të veçantë diplomatike” dhe kjo paska
qenë arsyeja që ta emërojnë në diplomaci, pavarësisht se stazhi i tij
është më pak se një vjet, ndërsa përvoja diplomatike është ZERO.
Natyrisht, siç duket, në këto raste më me rëndësi se gjithçka është
mbiemri Ahmeti dhe lidhja familjare me Ali Ahmetin.

Në vend se Bujar Osmani t’i avancojë e dërgojë në diplomaci dhjetëra
shqiptarë me përvojë, që me vite rrinë korridoreve të MPJ-së dhe askush
nuk i përfill, ai e merr një çun fare të ri e të papërvojë dhe e dërgon
në kryeqendrën e diplomacisë.
Kjo le që është e dëmshme për diplomacinë e vendit tonë, le që është
imazh i keq për Maqedoninë e Veriut, por është dëshpëruese edhe për
secilin shqiptar të ri që nuk e ka xhaxha Ali Ahmetin dhe që nuk e ka
mbiemrin Ahmeti. Prandaj, nuk mund të mos pyesim “edhe sa nipa i ka “pa
rehatu” Ali Ahmeti? Që t’u vijë rendi edhe ndonjëherë edhe të rinjve të
tjerë shqiptarë.
Sidoqoftë, AlternAtivA kërkon hetim për emërimin e Besian Ahmetit në
Ambasadën në Bruksel, si dhe shpjegime e përgjegjësi nga ministri i
Jashtëm për këtë emërim”.