Kryesia e ngushtë e Alternativës sonte ka mbajtur mbledhje pasi që sot deputeti i kësaj partie Skender Rexhepi deklaroi se nuk do të jetë pjesë e listës për rrëzimin e Qeverisë as nuk do ta mbështesë votimin të enjten nëse në listë mbeten edhe deputetët e Të Majtës.
“Duke pasur parasysh se kemi kohë deri të enjten, diskutimet në parti do të vazhdojnë edhe nesër dhe më së voni deri të mërkurën do të kemi qëndrim konkret se si do të veprojnë deputetët tanë. Megjithatë, një është e sigurt – çfarëdo që të jetë vendimi ai do të respektohet nga të gjithë deputetët e Alternativës”, tha Murtezani.
Krahas Skender Reexhepit, deputetë të Alternativës janë edhe lideri i partisë Afrim Gashi, Safije Sadiki-Shaini dhe Hysni Ismaili.
