Alkaloid me investime prej mbi 1,1 miliardë denarë! 175 punësime të reja në periudhën janar-shtator të këtij viti

TË FUNDIT

Sipas bilancit të suksesit, në periudhën janar-shtator të vitit 2020, shitjet arrijnë 6 miliard e 900 milion e 199 mjë e 436 denarë, që është për nëntë për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Shitjet e përgjithshme të konsoliduara, arrijnë 8 miliard e 929 milionë e 99 mijë e 884 denarë, që është për tetë për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, bëri të ditur Alkaloid, Shkup.

Në periudhën janar-shtator të vitit 2020 në “Alkaloid” janë realizuar 175 punësime të reja në Maqedoninë e Veriut. Në fund të shtatorit të vitit 2020 në “Alkaloid” në vend punojnë 1.822 të punësuar, derisa në shoqatat dhe përfaqësitë jashtë vendit ka gjithsej 532 të punësuar apo gjithsej 2.358 të punësuar në grupacion.

Me vendim të Këshillit Drejtues të Alkaloidit SHA Shkup, në mars të vitit 2020 është miratuar dhe paguar regres për shfrytëzim të pushimit vjetor për të punësuarit në kompani, në lartësi prej  29.687 denarë bruto, gjegjësisht 26.718 denarë neto.