Alkaloid me 70,5 milionë euro shitje! Rritja e eksportit mbi 28%, investime prej 5,6 milionë euro

TË FUNDIT

Kompania Alkaloid përsëri ka shënuar rezultate pozitive. Sipas bilancit të suksesit, në periudhën prej janarit deri në mars të këtij viti, shitjet kanë arritur 3,1 miliardë denarë, që është për 13% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell TV21. Shitjet e përgjithshme të konsoliduara arrijnë 4,3 miliardë, që është për 20% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas grupeve të produkteve, në strukturën e shitjeve të përgjithshme të konsoliduara, pjesëmarrje më të madhe kanë produktet nga segmenti farmaceutik, përkatësisht 90%. Investimet e përgjithshme në mjete themelore në periudhën janar-mars 2023 janë 346,5 milion denarë. Në të njëjtën periudhë kohore në Alkaloid janë realizuar 47 punësime të reja në Maqedoni. Sipas planit të biznesit për vitin 2023, Alkaloid planifikon të investojë rreth 11% të të ardhurave të konsoliduara nga shitjet, në mjete materiale dhe jo-materiale.