Alkaloid lidh marrëveshje me Federatën e Taekuondos/ Dy vite do të ndihmojë për arritjen e standardit olimpik

TË FUNDIT

Federata e Taekuondos së Maqedonisë lidhi marrëveshje bashkëpunimi me Alkaloidin, kompani e cila në dy vitet e ardhshme do t’i ndihmojë Taekuondos së Maqedonisë që po lufton për arritjen e standardit olimpik. Zhivko Mukaetov, drejtor i Alkoloidit u shpreh se janë të nderuar që janë pjesë e ekipit të cilët do të garojnë për Maqedoninë.

“Ne si kompani jemi shoqëri përgjegjëse dhe për të cilën sporti është prioritet, është shumë e rëndësishme që të përfshihemi në këtë punë.
Më vjen mirë kur shoh njerëz që e bëjnë punën në mënyrë profesionale, të përkushtuar që përfaqësojnë Maqedoninë si ambasadorë në nivel të lartë.”- deklaroi Zhivko Mukaetov, Drejtor i Alkoloidit.

“Dua t’i falënderohem zotëri Mukaetov, i cili është një njeri që e ndihmon sportin maqedonas me zemër të madhe, i cili ka ndihmuar sportin maqedonas. Ai e njohu historinë dhe potencialin tonë. Së bashku do të kemi sukses në të ardhmen.”- tha Borçe Kostovski, Kryetar i Federatës së Taekvondos.