Aliu për mundësinë e ndalimit të “Tik Tok”: Nuk mbajmë qëndrim për ndalimin e asnjë platforme, por duhen të rregullohen

TË FUNDIT

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu thotë se MSHIA nuk ka qëndrim mbi ndalimin e ndonjë platforme të rrjeteve sociale, përcjell TV21. Aliu thotë censura është e rregulluar me Kushtetutë dhe se qëndrim përfundimtar për mundësinë e ndalimit të Tik-Tok mund të pasojë vetëm pas aktiviteteve të koordinuar me institucionet e drejtësisë dhe institucionet tjera arsimore dhe të sigurisë në shtet.

“Edhe pse aktualisht nuk mbajmë qëndrim për ndalimin e asnjë platforme sociale, por edhe si prindër, besojmë fuqishëm se platformat sociale si fenomen i qytetërimit të kohës sonë duhet të fillojnë të rregullohen. Rrjedhimisht, ne si Ministri tashmë jemi duke ndërmarrë aktivitete përgatitore në atë drejtim dhe në kohën e duhur do të përfshihemi me nisma shoqërore”, deklaroi Azir Aliu, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.