Aliu: Nuk ka bazë për zgjedhje të parakohshme parlamentare

TË FUNDIT

Analisti Murat Aliu në Debat 21 deklaroi se bazuar në rezultatin e djeshëm zgjedhor, nuk ka bazë që koalicioni opozitar të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi siç u shpreh, referendumi që u kërkua, nuk u shpërfaq askund.

“Ata u nisën nga pretendimi se do ta fitojnë VLEN-in me 2 me 1. Dhe së dyti – kjo nuk është më çështje numri, është çështje fryme dhe inercionit që krijohet. Për momentin nëse VLEN i merr ato 9 komuna dhe AKI mbetet me 5 apo 6 dhe kryesisht komuna periferike, nuk mendoj se u konvenon atyre për momentin politikisht me kërkuar zgjedhje të parakohshme, pasi që referendumi që u kërkua, nuk u shpërfaq askund”, tha Aliu.