Aliev shpalli fitore të Azerbajxhanit në luftën në Nagorno-Karabah

TË FUNDIT

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev sot deklaroi se përfundoi lufta në Nagorno-Karabah.

“Lufta patriotike përfundoi, Azerbajxhani korri një fitore briliante në këtë luftë, vendet tona janë liruar nga okupimi, ne i dëbuam okupatorët nga vendet tona”, tha Aliev.

Në përleshjet në Nagorno-Karabah, që filluan më 27 shtator mes forcave armene dhe azerbajxhanase, jetën e kanë humbur të paktën një mijë persona. Deri tani janë nënshkruar katër marrëveshje për armëpushim, prej të cilëve më e reja është arritur më 10 nëntor. Kryeministri armen Nikol Pashinjan, së bashku me presidentët e Rusisë dhe të Azerbajxhanit, Vlladimir Putin dhe Ilham Aliev miratuan deklaratë tripalëshe për armëpushim në Nagorno-Karabah dhe bashkim të rajoneve Kalbaxhar, Laçin dhe Agdam drejt Azerbajxhanit.

Për shkak të marrëveshjes më të re, në Erevan filluan protesta, ndërsa demonstruesit thonë se kjo është tradhëti.