Ali Ahmeti thotë se nuk ndjen shqetësim nga “Grupi i zjarrit”: U kam thënë se e kanë gabim

TË FUNDIT

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot në Çegran të Gostivarit komentoi edhe veprimet e grupit të pakënaqur brenda partisë, shkruan TV21. Ahmeti theksoi se shpreson se të njëjtit do të reflektojnë dhe nuk do të vazhdojnë me ndarje.

“Për temën që e hapi Talati nuk desha fare të flas, nuk desha për arsye se nuk kam ndonjë shqetësim, e vërteta është dhe e them mes vëllezërve, kam dhimbje shpirtërore sepse fëmijët i kanë rritur me emblemë të BDI-së, kemi shkuar te jëri-tjetri në dasma në gëzime, mendoj se do të reflektojnë dhe nuk do të vazhdojnë. Unë nuk jam kalë në figurat e shahut, o jam kryetar, komandant, o s’jam”, tha mes tjerash Ahmeti.

Kreu i BDI-së tha se ua ka bërë të ditur se e kanë gabim.

“U kam thënë se e kanë gabim, dhe e kanë gabim, sepse mua nuk mund të më imponohen as ultimatume e as vija programore e platforma, sepse ato i vendos Kongresi dhe unë zbatoj vendimet e Kongresit dhe përgjigjem para Kongresit, kështu që BDI kurrë më i fortë nuk ka qenë”, tha mes tjerash Ahmeti./tv21.tv