Rosana Aleksoska nga MOST në ClickPlus në TV21 tha se Rusia shpreh herë shpërndan fushatë anti-NATO. Aleksoska thotë se NATO asnjëherë nuk ka rrezikuar Rusinë.
“Që në fillim, le të sqarojmë se NATO nuk ka qenë kurrë kërcënim për Rusinë. Ky narrativë anti-NATO nuk është asgjë e re për dezinformimin rus. Përkundrazi, shpesh është i pranishëm. Nuk është hera e parë që Rusia përpiqet të imponojë ndikimin e saj mbi shtetet e pavarura dhe sovrane që kanë të drejtë të zgjedhin vetë se çfarë lloj mbrojtjeje do të ofrojnë për qytetarët e tyre”, tha mes tjerash Aleksoska.
