Albin Kurti: Vetëvendosja shënoi sukses, sepse të gjithë u bashkuan kundër nesh

TË FUNDIT

Albin Kurti në press konferencë për media deklaroi se Vetëvendosja ka shënuar sukses në këto zgjedhje, pasi siç shtoi, të gjithë të tjerët u bashkuan kundër kësaj partie, njofton TV21

“Të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër Vetëvendosjes. Pra, Vetëvendosja është ballafaquar me të përbashkëtën e tyre e cila është një situatë e pa precedent në historinë politike elektorale të Kosovës. Andaj, ky është një sukses i Vetëvendosjes dhe qytetarëve”, tha Kurti.