Alarm për bombë në qendrën tregtare “City Mall” në Shkup

TË FUNDIT

Qendra tregtare “City Mall” në Shkup është evakuuar paditën e sotme pasi është marrë një njoftim për vendosjen e mjetit shpërthyes, përcjell TV21. Sipas informacioneve, njoftimi është dërguar në adresën elektronike të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Policia ka dalë në terren dhe po kryen kontrolle.

“Sot (25.04.2026) në adresën elektronike të Ministrisë së Punëve të Brendshme është pranuar një mesazh kërcënues se në qendrën tregtare “City Mall” në Shkup janë vendosur mjete shpërthyese. Zyrtarët policorë po ndërmarrin masa dhe po kryejnë kontrolle në qendrat tregtare”, njoftojnë nga MPB.