Alarm i rrejshëm për bombë në Shkup! Ishte peshore që po i mbaronte bateria

TË FUNDIT

Një lajmërim për bombë i është bërë policisë këtë pasditë. Paraqitësi ka deklaruar se bomba është në afërsi të Fakultetit Arkitektonik në kryeqytet.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmuan për TV21 se “ka një paraqitje për një objekt të panjohur në bulevardin “Arradhët partizane”.

Pas kontrollit, policia gjeti peshore.

“Gjatë hetimit janë gjetur dy peshore” thanë për TV21 nga policia.

Siç merr vesh TV21, peshoret kanë qenë elektronike dhe njëra që ka pasur bateri të dobët ka filluar të japë sinjal, që denoncuesit i është dukur si “bombë”.

Me këtë hetimi mbaroi. Ekipet e ndërhyrjes janë tërhequr.

Bulevardi që ishte i bllokuar, tashmë ka filluar të ketë qarkullim normal të makinave./TV21