Al-Nassr shënoi fitore por Cristiano Ronaldo nuk luajti

TË FUNDIT

Cristiano Ronaldo e ka shikuar skuadrën e tij të re, Al-Nassr, nga tribuna VIP të premten.

Al-Nassr fitoi 2:0 dhe ishte ndeshja e parë qëkur Ronaldo u transferua si futbollist i lirë nga Manchester Unitedi.

Veterani 37-vjeçar nuk pati të drejtë të debutojë të premten në fitoren që Al-Nassr e shënoi ndaj Al-Ta’ee në “King Saud University Stadium”.

Me këtë fitore, Al-Nassr mbetet në vendin e parë në “Pro League” të Arabisë Saudite me katër pikë më shumë se vendi i dytë.

Ronaldo nuk debutoi të premten mbrëma në Riyadh për shkak se po e vuan dënimin e dy ndeshjeve nga Federata e Futbollit të Anglisë, pasi e qëlloi në dorë një tifoz të Evertonit.

Ronaldo ndeshjen e shikoi me shokun e tij, Ricky Regufe.