Akuza kundër funksionarëve libanezë për shkak të shpërthimit në Bejrut

TË FUNDIT

Prokurori shtetëror libanez, Gasan Muri sot parashtroi aktakuzë kundër nëpunësve të tanishëm dhe të mëparshëm doganorë në Bejrut lidhur me shpërthimin shkatërrues që e goditi kryeqytetin libanez në gusht, kumtoi agjencia libaneze e lajmeve NNA.

Aktakuzat janë parashtruar kundër përfaqësuesve të doganës në Bejrut, Hani Haj Shehadeh dhe Musa Hazimeh,  ish-drejtorë të doganës në Bejrut, për të cilin mediumet supozojnë se është “kontakti kryesor” i Hezbollahut në portin e kryeqytetit libanez. Hazimeh, gjoja, kanë qenë pesë persona për kontakt të Hezbollahut para mbi gjashtë viteve kur ilegalisht ishin deponuar 2.750 tonë amonium nitrat me djegie të lartë në portin e Bejrutit, për çka besohet se ka shkaktuar shpërthimin katastrofal, ku jetën e humbën mbi 200 persona.

Agjencia libaneze thekson se me aktakuzën kundër Shehadeh dhe Hazimeh, numri i personave kundër të cilëve po zhvillohet procedura për shpërthim është rritur në 33, 25 prej të cilëve janë në paraburgim.

Më 4 gusht, në shpërthimin e depos ku ndodhej amonium nitrati, jetën e humbën mbi 200 persona, u lënduan mijëra qytetarë të Bejrutit, përderisa në kryeqytetin libanez u shkaktua dëm material prej rreth disa miliardë dollarëve.