Aktori kosovar në skenën e New Yorkut

TË FUNDIT

Ushtari amerikan, Jason, kthehet nga lufta. Ai është personazh i shfaqjes. Nga lufta kthehet edhe personazhi i filmit. Vetëm se ky ishte i mbajtur në burg. Sfidat e kthimit për të dy janë të njëjta. Qëllim kryesor kanë normalizimin e jetës së tyre. Trauma dhe dhimbjet që kalojnë janë të përafërta.

Njëri është shqiptar, i cili lirohet nga burgjet e Serbisë pasi shpallet i humbur pas përfundimit të luftës, ndërsa tjetri është ushtar amerikan, i cili përfundon misionet e tij në vende lufte. Nuk kanë asgjë të përbashkët përveç vuajtjes dhe aktorit i cili i portretizon këto dy personazhe, shkruan sot “Koha Ditore”.

Lulzim Bucolli para tre vjetësh do të luante rolin e burrit në filmin “Kthimi” të regjisores kosovare Blerta Zeqiri. Ky film, në vitin 2012, pati marrë çmimin e parë në kategorinë e filmave të shkurtër në festivalin “Sundance” në New York.

Ndërsa para një jave Bucolli u ngjit në skenën e teatrit “Black Box Theatre” në New York për të portretizuar ushtarin amerikan në shfaqjen e titulluar “Back” me tekst të Megan Ibarras dhe regji të Shanae Sharon.

Përveç ngjarjes pothuajse të ngjashme që trajtojnë filmi dhe shfaqja, ata kanë ngjashmëri edhe në titull.