Aktori i parë transgjinor në Maqedoni, Leo rrëfen se si e kuptoi se nuk më Dollores

TË FUNDIT

Dikur quhej Dollores, por tani është Leo. Aktori i parë transgjinor në Maqedoninë e Veriut rrëfen hapur historinë e jetës së re, që kur vendosi të jetojë si djalë. Ndërhyrje kirurgjike nuk ka kryer, por hormonet mashkullore i ka pasur më të zhvilluara se sa ato femërore. Në moshën 7 vjeçare e ka kuptuar se nuk ndihet vajzë, por vazhdoi të jetojë si e tillë, ndërsa shumë më vonë vendosi që të jetë Leo. Rrëfen se familjarët nuk e pranojnë vendimin e tij.

“Një kohë të gjatë unë dhe Dollores shiheshim në pasqyrë dhe ajo nuk donte që të ikte sepse jeta e saj ishte më e lehtë se imja sepse atë e donin prindërit e pranonin, të mos keqkuptohemi nëna ime nuk më pranoi asnjëherë prandaj dukem kështu si dukem, para disa ditëve u largova nga shtëpia sepse familja nuk më pranon, kjo është Dollores nuk donte që kjo t’i ndodhte”, rrëfen Leo.

Leo ka vuajtur edhe nga një sëmundje, gjë që e ka bërë të mendojë se ndryshimi tek ai ka qenë sëmundja, por më vonë e ka kuptuar që kjo nuk është arsyeja, por janë hormonet.

“Është shumë e tmerrshme kur me vite e kupton që diçka nuk është si duhet por nuk e kupton çka nuk shkon dhe thua ndoshta e kam nga diagnoza nga sëmundja, thosha është kjo por me kalimin e viteve në etapa kthehesh pas dhe disa gjëra fillojnë të të duken më të qarta dhe pas disa viteve ti kupton pak nga pak, shihesh në pasqyrë dhe fillon të shohësh një njeri tjetër”, tregon Leo.

Personat e komunitetit LGBT në Maqedoni ende përballen me paragjykime dhe stereotipe në shoqëri.

MARKETING I PAGUAR POLITIK