Aktivitetet që djegin më shumë kalori në vetëm gjysmë ore

TË FUNDIT

Të dhënat nga Fondacioni Britanik i Zemrës tregojnë se cilat aktivitete na ndihmojnë të humbim peshë më shpejt. Kategoritë përfshinin punët e shtëpisë, sportet e dëborës, sportet me top dhe sportet ujore si dhe aktivitete të tjera që djegin më shumë kalori për gjysmë ore.

Yoga – Joga djeg nga 80 deri në 100 kalori në 30 minuta.Pilates – Pilates djeg pak më shumë kalori se joga, midis 110 dhe 120 në gjysmë ore.Pingpong – Loja ping-pong djeg rreth 150 për 30 minuta.Ecja – Ecja djeg 160 kalori në gjysmë ore.Bejsboll – Bejsbolli, sërfi dhe skateboarding djegin afërsisht 190 kalori në gjysmë ore.Hiking – Hiking djeg rreth 220 deri në 240 në gjysmë ore. Kjo është e njëjtë me përmbajtjen kalorike të një gote të madhe verë.Trajnimi me pesha – Trajnimi me peshë djeg gjithashtu të njëjtën sasi kalorish si ecja në këmbë midis 220 dhe 240.Volejboll – Volejbolli gjithashtu vjen me një normë të ngjashme të djegies së kalorive: 220-240 për 30 minuta.Tenis – Nëse do të luani tenis atëherë duhet të dini se për 30 minuta lojë do të digjni deri në 300 kalori.Çiklizmi – Çiklizmi përdor deri në katër herë sasinë e energjisë se joga, duke djegur 370 kalori për 30 minuta.Vrapimi – Në krye të listës vjen vrapimi, i cili djeg 430 kalori në gjysmë ore.Boks – Boksi ju bën të digjni rreth 480 kalori në gjysmë ore./rtsh.al/