Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Jankieski është dënuar me 3.5 vjet burg në rastin gjyqësor “Toplik”, ku bashkë me 5 të akuzuar të tjerë u ngarkuan se kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar.
Me veprimet e tyre ata kanë dëmtuar buxhetin shtetëror me kamata, për marrëveshjen për blerjen e tokës për ndërtim të kompleksit “Qyteti i diellit” në Vodno të Shkupit, përcjell TV21.
Të dënuarit tjetër në këtë rast, Tome Gjurçinov u dënua me 3 vjet burg, ndërkaq dënime me kusht kanë marrë Dimitar Dimovski, Marica Taseva, Dimitar Gaqev dhe Vesa Tomçevska.
Dëmin e shkaktuar në buxhet do ta kompensojnë bashkërisht, bëri të ditur gjykatësi Osman Shabani nga Gjykata Themelore Penale.
