Vasko Kovaçevski është në arrati, ndërsa për tetë persona të tjerë nga grupi, gjykatësi në procedurë paraprake u ka shqiptuar paraburgim. Njërit prej të dyshuarve i është shqiptuar paraburgim shtëpiak, ndërsa për të tjerët masa për kujdes me marrjen e pasaportave.
Personat janë të dyshuar për krim të rëndë 6.5 milionë euro në aksionin “Aditiv”. Ministri për punë të brendshme, theksoi se furnizimi fare nuk është shfrytëzuar në TEC Osllomej.
Prokuroria ka konfiskuar 30 celularë që me ndihmën dhe mjetet nga SHBA i ka nxjerrë të dhëna dhe është e mundur që nga përmbajtjet hetimi të zgjerohet, nëse paraqiten prova të reja.
