Policia kosovare sot ka kryer aksion në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, me ç’rast arrestoi katër të punësuar, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Sipas informatave të para nga burimet policore, aksioni është kryer me urdhër të prokurorit, për shkak të dyshimeve për marrje të ryshfetit gjatë ndarjes së subvencioneve për bujqit.
Të arrestuarit janë në pozita të ndryshme udhëheqëse, ndërsa mes tyre është edhe drejtori Agim Nuha.
Përveç në selinë e Agjencisë në Prishtinë, aksion u zbatua edhe në zyrat në qytetet Istog dhe Lipjan, ku, sipas mediumeve, priten arrestime të mëtutjeshme.
