Aksion për largimin e rrjeteve të profileve të rrejshme në Facebook

TË FUNDIT

Fejsbuku ka larguar rrjete të profileve të rrejshme përmes të cilave kanë përhapur dezinformata dhe lajme të rreme nga Irani, Rusia dhe SHBA-ja, transmeton Bi-Bi-Si.

Për shkak të përhapjes së rregullave të Fejsbukut për ndalesë të sjelljes së koordinuar joautentike, Fejsbuku i ka mbyllur profilet e një rrjeti amerikan i cili ka përhapur lajme të rreme për “teorinë e komplotit dhe shtet të thellë me të cilin menaxhon presidenti Tramp”.

Rrjeti së pari i ka mohuar kërcëcnimet dhe shqetësimin për epideminë e koronavirusit dhe më pas e ka ndryshuar narativin dhe ka filluat të promovojë mashtrim dhe teori të komplotit se rrjeti 5G dhe elita globale “meritë” për koronavirusin.

Është hequr edhe rrjeti iranian me të cilin ka udhëhequr servisi shtetëror informativ, për shkak të kritikave në llogari të SHBA-së dhe Izraelit dhe marrëdhënies së tyre ndaj pandemisë.

Rrjeti rus i shfrytëzuesve, i cili sipas kompanisë Fejsbuk e kanë krijuar mediumet shtetërore ruse të Krimesë, ka promovuar qëndrime dhe teori të komplotit për prejardhjen e koronavirusit./MIA