Aksion i madh policor në rajonin e Berovës, Pehçevës dhe Dellçevës. Ka filluar mbrëmë dhe ende po zgjat, ndërsa ka për qëllim shpërbërjen e grupit të organizuar kriminal i cili dyshohet për prerje ilegale të pyjeve, keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrje dhe dhënie ryshfeti, si dhe vepra të tjera të rënda kundër mjedisit jetësor. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar se aksioni është në rrjedhë dhe kanë paralajmëruar se me më shumë detaje do të dalin gjatë ditës.