Aksion i gjerë antidrogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen 23 persona në 10 qytete

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme zhvilloi më 2 dhe 3 korrik një aksion të gjerë antidrogë në dhjetë qytete të Maqedonisë së Veriut, ku u arrestuan 23 persona të dyshuar për përfshirje në tregtinë e paligjshme të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve, të realizuara në bazë të urdhrave gjyqësorë, policia sekuestroi sasi të mëdha marihuane, kokaine, hashashi, LSD-je, amfetamine, ekstazi, kërpudha halucinogjene, si dhe pajisje që dyshohet se përdoreshin për matjen, paketimin dhe shpërndarjen e drogës. Lëndët narkotike të sekuestruara përfshijnë një gamë të gjerë: marihuanë – e gjetur pothuajse në të gjitha qytetet, përfshirë rreth 11.5 kilogramë në Shkup; kokainë – e sekuestruar në Shkup (afërsisht 400 gramë) dhe në Radovish; Numri më i madh i të arrestuarve u regjistrua në Shkup, ndërsa operacioni përfshiu edhe Tetovën, Gostivarin, Kumanovën, Kriva Pallankën, Radovishin, Manastirin, Resnjën, Prilepin dhe Kërçovën.

Sipas MPB-së, aksioni është pjesë e përpjekjeve për goditjen e rrjeteve të shpërndarjes së narkotikëve në mbarë vendin, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për të dokumentuar plotësisht rastet, për të identifikuar organizatorët e mundshëm dhe për të zbuluar lidhjet mes grupeve kriminale që veprojnë në rajone të ndryshme.