Aksion humanitarë në Kërçovë për Luljeta Ademin!

TË FUNDIT

I riu në karrocë që kërkon lëmoshë, kësaj radhe paratë i dhuron për Luljetën. Ana Dauti në Kërçovë me vetiniciativë ka ndërmarr një aksion për Luljeta Ademi e cila ka nevojë urgjente për trajtim mjekësore.

Ajo vuan nga Osteomioliti kronik. Luljetës ka filluar ti kalbet këmba. Kurimi i saj është i mundur vetëm jashtë shtetit, por kostoja është e lartë dhe e papërballueshme për atë.


Të gjithë ju njerëz me vullnet të mirë që dëshironi të ndihmoni bashkangjituni thirrjes që bashkërisht ta ndihmojmë Luljetën.
Ky aksion ka filluar dje dhe do të mbahet disa ditë me radhë në lokacione të ndryshme të Kërçovës.


E për tu admiruar është zemërgjerësia e këtij djaloshi të paralizuar që shihni në foto i cili çdo ditë kërkon lëmoshë rrugëve të Kërçovës, e kësaj radhe parat e mbledhur i ka dhuruar për Luljetën!