Makina e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy u përfshi në një aksident trafiku në Kiev, por ai nuk është lënduar rëndë, tha zëdhënësi i tij Serhii Nykyforov në një postim në Facebook të enjten.
Nykyforov – i cili nuk tha se kur ndodhi aksidenti – tha se makina e Zelenskiy ishte përplasur me një automjet privat.
“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, nuk u konstatuan lëndime serioze”, tha ai, duke shtuar se aksidenti do të hetohet, shkruan Reuters.
Mjekët që shoqëronin Zelenskiy i dhanë shoferit të makinës private ndihmë urgjente dhe e futën në një ambulancë, tha ai.
Pak minuta pasi Nykyforov bëri deklaratën e tij, zyra e Zelenskiy publikoi videon e fjalimit të natës që presidenti jep çdo ditë.
Video from the scene of an accident in which the motorcade of President of Ukraine, zelensky got into. pic.twitter.com/P00NDJLi3E
— Russia Ukraine Conflict (@Russiaconflict) September 15, 2022
