Ngasësi i motorit “Kawasaki”, i cili përplasi për vdekje një këmbësor në vijë kalimi dhe u largua nga vendi i ngjarjes pa dhënë ndihmë, në vend që të dërgohet në paraburgim, do ta presë epilogun e hetimit në shtëpi.
Në lidhje me: Shkupjani humbi jetën pasi u godit nga një motoçikletë
Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale nuk e pranoi kërkesën e Prokurores për masën e paraburgimit efektiv, pra që drejtuesi i motorit, i cili kishte qenë në arrati, të dërgohej në burgun e Shutkës.
Prokuroria ka dorëzuar tashmë ankesë për këtë vendim dhe pritet vendimi i Këshillit Penal. Prokurorja këmbëngul që të caktohet masa e paraburgimit efektiv.
Ndryshe, tragjedia ndodhi në shëtitoren e Shkupit, mbi një shteg për këmbësorë. Ngasësi i motorit nuk kishte as patente shoferi. Viktima, qytetari i Shkupit Jugosllav Nikollovski, kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe u godit për vdekje poshtë dritares së banesës së tij.