Aksident zinxhiror në rrugën Elbasan–Tiranë! Mbi 10 vetura të përfshira

TË FUNDIT

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje, më 28 nëntor, në aksin Elbasan–Tuneli i Krrabës.

Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë të paktën dhjetë automjete, tre prej të cilëve kanë përfunduar mbi njëri-tjetrin. Ende nuk ka të dhëna për të plagosur. Si pasojë e përplasjes, është bllokuar qarkullimi në këtë aks rrugor.