Një aksident trafiku ka ndodhur në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh”, pas përplasjes mes një automjetit “Mercedes” dhe një motori.
Nga informacionet në terren, mësohet se motoristi është i punësuar në një piceri në Butel, dhe në momentin e aksidentit, ka qenë duke dërguar porosi.
Sipas dëshmitarëve okularë, motoristi është dërguar në spital.
Në terren gjendet edhe policia, e cila po kryen ekspertizën, nga e cila pritet të mësohen shkaqet e aksidentit.
TV21 ka dërguar pyetje deri te Ministria e Punëve të Brendshme, por nga atje ende pa përgjigje.
