Aksident në autostradën Prishtinë-Prizren

TË FUNDIT

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në autostradën Prishtinë-Prizren.

Sipas informacioneve, në aksident janë përfshirë rreth 7 makina. Televizioni lokal i Prizrenit Besa, raporton se sipas dëshmitarëve 5 persona kanë mbetur të lënduar. 

Po ashtu mësohet se si pasojë e aksidentit është bllokuar trafiku, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit.