Aksident mes dy kamionëve në Itali! Humb jetën 60-vjeçari nga Maqedonia

TË FUNDIT

Një aksident ka ndodhur mes dy kamionëve në në periferi të Ravennas së Italisë pranë një guroreje, ku si pasojë, një person i moshës 60-vjeçare humbi jetën ndërsa një mbeti i lënduar.

Viktima është nga Maqedonia e Veriut i cili jetonte në Lugo.

Dy kamionët po udhëtonin në drejtime të kundërta, njëri duke hyrë dhe tjetri duke dalë nga guroret, kur ka ndodhur përplasja e rëndë.