Valbon Limani dhe Isen Shanani fituan garën në zgjedhjet lokale për kryetar të komunës së Gostivarit, gjegjësisht Vrapçishtit, që të dy kandidatë të AKI-së.
Limani grumbulloi 15,345 vota, kundrejt Nevazat Bejtës nga VLEN, i cili mori 7510 vota.
Pas shpalljes së rezultateve, Limani falënderoi qytetarët dhe tha se do të punojë për të mirën e qytetit.
“Gostivarasit votuan me Gostivarin në zemër, dhe ju dërgojmë vetëm një mesazh – të fala nga Gostivari. Falënderojmë çdo aktivistë dhe çdo qytetar i cili na votoi dhe nuk na votoi dhe këtu zotohemi se edhe unë edhe gjithë ekipi dhe këshilli Komunal do t’ju shërbejmë gostivarasve ndershëm dhe do ta bëjmë më të mirën për Gostivarin”, tha Valbon Limani- kryetar i komunës së Gostivarit.
Edhe pas humbjes Bejta vazhdoi me akuza ndaj kundërkandidatit.
“Ata e keqpërdorën financat e komunës të cilat i kanë plaçkitur dhe për një javë rresht, ata kanë ndarë shumë para te qytetarët e Gostivarit dhe besoj që institucionet e shtetit do të hyjnë në komunë dhe do ta vërtetojnë krimin që e ka bërë Taravari dhe e ka vazhduar Limani. Ne do të vazhdojmë me aktivitetet tona dhe besoj që çdo gjë do të dalë në sipërfaqe”, tha Nevzat Bejta nga VLEN.
Për Komunën e Vrapçishtit Isen Shabani grumbulloi 5414 vota, kundrejt kandidatit të VLEN-it, Zulhajrat Demiri, i cili morri 3135 vota.
“Sonte jemi këtu para jush për të festuar fitoren në Komunën e Vrapçishtit. Kemi një rezultat 2 me 1 nëse e përkthejmë në vota dallimi është diku 3000 vota, falënderoj aktivistët e AKI-së dhe zotëri Arben Taravarin i cili na ka mbështetur dhe zotëri Ali Ahmetin. Urime”, u shpreh
Isen Shabani-Kryeyar i komunës së Vrapçishtit.
Zgjedhe të përsëritura pati edhe në Mavrovë-Rostushë dhe Qendra Zhupë.
Në Mavrovë-Roshtushë fitoi Oner Jakupovski nga VMRO-DPMN perballe Anes Ahmetit nga LSDM. Në Qendër-Zhupë kryetar u zgjodh Arian Ibraimi nga partia Turke.
