Akademia e Shkencave e Shqipërisë (AshSh) prezantoi sot rezultatet mbi fazën e dytë të studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në situatën e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, sipas të dhënave prej depistimit. Studimi i përket periudhës nga qershori deri në muajin dhjetor.
Rezultatet u paraqitën nga akademiku Genc Sulçebe dhe prof. Alban Ylli, të cilët deklaruan se popullsia e Tiranës ka fituar 50% imunitet, ndërkohë që në pjesën tjetër të Shqipërisë imuniteti është 25%. Imuniteti tregohet referuar antitrupave të krijuara nga qytetarët, shumica asimptomatikë.
