Analisti Gazmend Ajdini duke folur në ClickPlus në TV21 theksoi se është mirë që kryeministri Zoran Zaev hyri në bisedime për shumicë të re parlamentare.
“Mendoj se Zaev nuk ka gabuar që hyri në bisedime, gjithsesi do të ishte e mundimshme për mandatarin e ri që të përpiqet në ato 20 ditë formale, sipas Kushtetutës, pas marrjes së mandatit, të formojë shumicë të re, e pastaj ndarja e resorëve, e ndarja e të gjitha eshalonëve të pushtetit. Mendoj se LSDM nuk ka dashur të rrezikojë në këtë drejtim”, tha Ajdini.
