Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje, kemi detyra shumë më të rëndësishme

TË FUNDIT

-Mendoj se zgjedhjet nuk janë zgjidhje për situatën aktuale, pasi para nesh ka detyra shumë më të rëndësishme, deklaroi sot lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve lidhur me kërkesën e VMRO-DPMNE-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pranverën që vjen.

Ahmeti: Hyrja e ASh-së në Qeveri nuk është interes partiak! Kovaeçvski është në komunikim me Taravarin

“Duhet të realizohet skriningu dhe të vazhdojnë negociatat me Bashkimin Evropian. Në këtë proces duhet të ketë unitet etnik dhe ndëretnik, pasi bëhet fjalë për të ardhmen e shtetit, për të ardhmen e gjeneratave. Të gjithë duhet të investojmë në këtë të ardhme”, deklaroi Ahmeti pas Akademisë solemne me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit shqiptar.