“Ahmeti vendosë për kryetarin e degës”/ Selami nuk e ka menduar nëse pranon ta zëvendësojë Mexhitin në Çair

TË FUNDIT

I pyetur për përmendjen e emrit të tij si kandidat i mundshëm për ta zëvendësuar Izet Mexhitin si kryetar i degës së BDI-së në Çair, Abdulselam Selami thotë se nuk e ka menduar nëse do ta pranonte këtë detyrë, ndërsa shtoi se kushdo që zgjidhet kryetar i kësaj dege, i njëjti do ta ketë përkrahjen e kryetari Ali Ahmeti.

 

“Është fakt që do të ketë zgjedhje të rregullta në degën e Çairit. Do të jetë kryetar degës ai të cilin do ta duan qytetarët e Çairit dhe do të ketë përkrahjen e pa rezervë të kryetarit tonë Ali Ahmeti, për shkak se ai është ai që vendos se kush në BDI është kryetari degës”- deklaroi Abdulselam Selami, BDI-Dega Çair.

 

 

BDI tashmë 2 ditë me radhë hesht sa i përket zgjedhjeve të kryetarëve në degë, respektivisht largimin e kryetarëve në ato degë që bëjnë pjesë në grupin e zjarrit. TV21 ditë më parë raportoi se BDI ka mbajtur mbledhje të kryesisë, pa praninë e grupit të zjarrit, e në të cilin takim njëzëri kanë votuar për shkarkimin e anëtarëve të grupit të zjarrit nga çdo funksion partiak.

 

Sipas nënkryetarit dhe udhëheqësit të fraksionit Izet Mexhiti brenda, BDI është futur në anarki të thellë.

 

 “Ata janë duke shkuar nga gabimi në gabim dhe fatkeqësisht BDI-në e ka futur në një kurth në një veprim anarkik. Anarki e thellë që nuk i ka hije dhe nuk ka qenë karakteristikë për BDI-në. Ne në vazhdimësi kemi kërkuar që të kthehet debati brenda organeve, të funksionojnë organet por nuk kemi kërkuar kështu në mënyrë të fshehtë, në mënyrë klandestinë dhe të fshehtë, selektive, pa kuorum të mblidhen disa njerëz dhe të diskutojnë si do e prejnë BDI-në”- tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

 

 

Për degën e Çairit, përveç Abdylselam Selami, emra të tjerë që përmenden janë Adrijan Muça dhe Bekim Neziri. Jozyrtarisht mësohet se edhe një grup njerëzish të afërt me Nazim Bushin ka këmbëngulur për ta marrë në drejtim degën e Çairit, por burimet thonë se ky grup mund ta përkrahë edhe kandidaturën e Bekim Nezirit.