Ahmeti: Të presim, mbase sot do të ketë marrëveshje historike Kosovë-Serbi

TË FUNDIT

-E kaluara nuk na shërben për të ndërtuar të ardhmen. Nëse thirremi në të kaluarën, asnjëherë nuk mund të marrim vendimet e duhura për të ndërtuar të ardhmen, këtë e tha mes tjerash kreu i BDI-së Ali Ahmeti para takimit të kryeministrit të Ksoovës Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell TV21. Ahmeti tha se sot ka gjasë që të arrihet marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë. TV21

“Unë këtu kam ardhur me shumë miq me shumë bashkëmendimtar, për të inkurajuar palët që sot të arrihet një marrëveshje, për menidmin tim, do të them historike, dhe nuk gabohet fare. Të presim, mbase kjo do të ndodhë”, tha mes tjerash Ahmeti, i cili shtoi se në Ohër nuk është në cilësinë e këshillëdhënësit./tv21.tv