I pari i integristëve, Ali Ahmeti nga tenda para Gjykatës Kushtetuese tha se Fronti Europian është i interesuar që të zgjidhen problemet që hapin rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropia, përcjell TV21. Ai i bëri thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski, që, siç tha ai, të mos veprohet me instruksione për të dëmtuar gjuhën shqipe, që është zyrtare.
“Ne duam paqen, ne duam demokracinë, ne duam lirinë, e duam për të gjithë, ne duam që vendi ynë, të jetë gjithnjë e më tepër në progres, dhe sa më afër anëtarësimit në BE, të zgjidhim probleme të pazgjidhshme, akoma që nuk kanë marrë rrugëtim, që na lehtësojnë këtë rrugë, e jo të inkurajojmë, dhe nën rogos të veprojmë me instruksione për të dëmtuar një gjuhë e cila është zyrtare dhe e dalë nga një proces dialogues, gati mbi 15 vjet në vendin tonë. Ky dialogim, ka qenë jo edhe aq i lehtë, me vështirësi, por duke u arritur mirëkuptimi se kjo është zgjidhja më e mirë”, tha Ahmeti.
