Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovës gjatë akademisë solemne për shënimin e Pavarësisë së Kosovës.
Pas akademisë, ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me liderin e VV-së, Albin Kurti, që sipas tij, me siguri do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
“Zotëri Kurti me siguri do të jetë njeriu i parë i Qeverisë. Ashtu siç kemi bashkëpunuar me institucionet në të kaluarën, edhe në të ardhmen do të kemi bashkëpunim, komunikim, sepse ka shumë gjëra, ka shumë marrëveshje të nënshkruara nga të dyja shtete dhe nuk mendoj se do të ketë ndonjë hezitim nga të dyja shtetet”, tha Ahmeti, transmeton TV21.
