#Ahmeti për #Kërçovën, #Tetovën dhe #Gostivarin: #BDI do të jetë fituese sepse kemi punuar

TË FUNDIT

Në Kërçovë, Tetovë dhe Gostivar presim të fitojmë sepse kemi punuar, ka deklaruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas votimit teksa u përgjigj në pyetjen e TV21 se çfarë rezultati pret në këto komuna.

“Unë pres që Bashkimi Demokratik për Integrim të jetë fitimtar, sepse ka punuar dhe ka frymë të fushatës, ka agjendë të fushatës dhe njerëzit kanë për çfarë të votojnë”, tha Ahmeti.

I pyetur nga TV21 se pse u mobilizua mërgata për Kërçovë dhe Strugë, ai tha se “ardhja në vendlindje për të votuar është obligim i tyre ndaj tokës stërgjyshore”.

https://youtu.be/SSXhAW_ZmJU