Ahmeti para Gjykatës Speciale, po intervistohet si dëshmitar i luftës në Kosovë

Must Read

Kasami: Ministritë me të cilat do të udhëheqë Besa do të jenë në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin Click Plus në TV21, premtoi se dikasteret që do...

Deputetët e Besës asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së – thotë Bilall Kasami në Click Plus

Deputetët e Lëvizjes Besa në Kuvend janë të paraqitur si grup parlamentar i Lëvizjes Besa, kështu deklaroi...

Kasami në Click Plus: Shumica parlamentare do të rritet, deputetë opozitarë do të na bashkohen

Kryetari i Lëvizjes Besa në emisionin Click Plus tha se shumica parlamentare do të rritet. Ai theksoi...
- Advertisement -

Mëngjesi i sotëm nuk ishte aspak i zakonshëm për kreun e BDI-së Ali Ahmeti.

Ai sot për herë të parë, në cilësinë e dëshmitarit, u gjend para prokurorëve ndërkombëtar të Gjykatës Speciale në Prishtinë për të folur rreth aktiviteteve të Presidentit aktual të Kosovës Hashim Thaçi, kreut të PDK-së Kadri Veseli e disa të tjerëve, si ish-pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po dyshohen për krime lufte. Ahmeti përveç se ka qenë pjesëtar në atë luftë, është edhe njëri ndër themeluesit e UÇK-së.

- Advertisement -

“Si drejtues në Lëvizjen Popullore të Kosovës, si organizatë e cila është themeluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; dhe do të intervistohem si njëri nga themeluesit të UÇK-së, dhe për veprimtarinë e këtij subjekti ushtarak në periudhën ’98,’99 dhe 2000”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Dëshmimi i Ahmetit filloi të orën 9 e 30, tregoi për TV21, Sekretari Organizativ i integristëve Artan Grubi, i cili po e shoqëron Ahmetin në Prishtinë. Agjenda parasheh që Ahmeti të dëshmojë edhe nesër.

- Advertisement -

Nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës nuk ndajnë asnjë detaj rreth intervistimit të Ahmetit.

 “Jam i vetëdijshëm se z.Ahmeti e ka kumtuar se do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit Special. Kjo zyrë nuk e ka bërë publike këtë informacion dhe nuk jep informacione mbi hetimin. Për këtë arsye nuk mund të japim informacione të cilat i kërkoni”, thotë Kristofer Benet, zëdhënës Dhomat e specializuara dhe zyra e prokurorit tё specializuar tё Kosovёs.

- Advertisement -

Gjykata Speciale tashmë ka bërë publike paralajmërimin për aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, të dyshuar, siç thuhet nga Specialja, për dhjetëra vrasje. Krahas tyre, akuzohen edhe disa persona tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

- Advertisement -

Kasami: Ministritë me të cilat do të udhëheqë Besa do të jenë në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin Click Plus në TV21, premtoi se dikasteret që do t’i udhëheqë Lëvizja Besa do...

Deputetët e Besës asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së – thotë Bilall Kasami në Click Plus

Deputetët e Lëvizjes Besa në Kuvend janë të paraqitur si grup parlamentar i Lëvizjes Besa, kështu deklaroi kreu i Lëvizjes Besa, Bilall...

Kasami në Click Plus: Shumica parlamentare do të rritet, deputetë opozitarë do të na bashkohen

Kryetari i Lëvizjes Besa në emisionin Click Plus tha se shumica parlamentare do të rritet. Ai theksoi se deputetët opozitarë do t’i...

Kuvendi votoi ndryshimet Ligjore për arsimin fillor dhe të mesëm

Me 61 vota  "pro", asnjë "kundër" dhe 28 "abstenime", Kuvendi miratoi Ligjin për ndryshimet në Ligjin për arsimin fillor dhe me 61...

Parandalohet një incident i ri në Spitalin e Strumicës, pasi që një foshnje 9 muajsh ndërroi jetë

Pasditen e sotme rreth orës 16 në repartin për fëmijë pranë Spitalit të Strumicës ka ndërruar jetë një foshnje nëntë muajsh nga...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -